Moderatorja shqiptare flirt të hapur me të ftuarin e saj: Ty të pres që një natë përpara (Foto/Video)

Njëra ndër moderatoret më të famshme shqiptare është edhe Albana Osmani, e cila shpeshherë përflitet për lidhje të mundshme.

ShowBiz

26/05/2017 19:53

Së fundi, ajo është përfolur për lidhjen me Oni Hysenbeliut me të cilin sqaroi se ka marrëdhënie familjare, shkruan lajmi.net.

Albana udhëheq emisionin “Top Show” bashkë me Alban Dudushin,  në të cilin pati të ftuar një mysafir i cili është komentuar mjaft shumë.

Trim Jetullahu ishte artisti i cili ka qenë i ftuar në emisionin e Albanës, pasi lansoi bashkëpunimin “Bubu” me Çiljetën.

Gjatë intervistës Trimi iu drejtuar Albanës “Kam qejf të shkoj, jo të pres. Ti të jesh e para, unë i dyti”, e cila reagoi duke thënë “Çfarë është kjo?”.

Ajo i tha nëse ky qanë hallin për femrat që vonohen për të vendosur grimin, kurse Trimi iu përgjigj “Jo, vajza nuk duhet të lyhet, unë nuk puth grim”.

Diskutimin e tyre e mbylli Albani, duke iu drejtuar Trimit “Qëpar e gjuajte Albanën”.

Albana tha “Jo, në fakt ishte zhgënjyes në gjuajtje, sidomos në pjesën që duhet të presi femra në takim”.

Trimi e “goditi” duke thënë “Unë i thash Albanës që atë e pres që një natë përpara” duke vënë Albanën në siklet.

Kënga e Trimit bashkë me Ciljetën u publikua një muaj më parë dhe ka marrë afro 2 milionë klikime. /Lajmi.net/

YouTube player