Modelja rrezitë zonat imtine të saj për dy orë në ditë dhe thotë se rritë libidonë

Lunna Leblanc ka bërë kërdi me rrëfimin e saj se si e ka rritur aftësinë e saj për të bërë seks më gjatë.

Fun

03/12/2020 12:46

Modelja u kritikua rëndë që postoi foto komplet e zhveshur në Instagram, shkruan “DailyStar”.

Përdoruesit e medias sociale menduan se ajo kishte postuar foto tek masturbonte, transmeton lajmi.net.

Ajo u përgjigj se nëse kjo do ishte çështja, Instagram do e kishte bllokuar llogarinë e saj. Në fakt, bomba braziliane thotë se ishte duke “rrezitur” zonat e saj private.

Ajo thotë se ky ritual i çuditshëm i ndihmon asaj  të rrisë libidonë, prandaj e bënë për dy orë në ditë.

Lunna shtoi se fotografinë e kishte postuar pa asnjë qëllim dhe iu duk e pazakontë kur njerëzit filluan ti shkruajnë, përfshirë familjarët.

Ajo thotë se rrezitja e zonave private është shumë e mirë dhe se ajo e do shumë këtë eksperiencë.

Ajo nuk është e vetmja që e bënë këtë ritual, mirëpo, mjekët nuk e preferojnë fare.

Ata thonë se kjo mund të shkaktoj djegie, irritim dhe pezmatim të lëkurës, që do të iu sjellë shumë dhembje. /Lajmi.net/