Modelja kosovare zhvishet për “Playboy” (FOTO +18)
Topmodelja 22-vjeçare Iris Shala, e lindur në Prishtinë dhe që jeton në Graz të Austrisë, po vazhdon të ‘çmendë’ publikun gjerman me fizikun e saj.

ShowBiz
Këtë herë modelja shqiptare është zhveshur nudo, duke joshur publikun që e ndjek dhe adhuron.
Duket se nuk i ka lënë shumë vend imagjinatës, duke ofruar gjithçka në këto foto kaq provokuese. Irisi, që kur është zgjedhur si “Playmate July 2013”, titull që e shpall revista për meshkuj “Playboy”, botimi gjerman për çdo muaj, është bërë një ndër trajneret personale të fitnesit më të kërkuara në Austri. Ajo është e njohur po ashtu edhe nga një rol që ajo ka luajtur në serialin e njohur gjerman “Anna und die Liebe” (Ana dhe dashuria).
Në Austri ajo ka fituar vendin e tetë, në një garë për topmodelen më të mirë. Në biografinë e saj shkruan se është e lindur më 10 gusht të vitit 1990 në Prishtinë. Në intervistat që ka dhënë për mediat e ndryshme austriake dhe gjermane, Irisi thotë se gjithmonë ka pasur një afinitet për aktrimin. “Këtë e kam edhe njëfarë trashëgimie”, thotë ajo, dhe zbulon se gjyshi i saj ka qenë Abdurrahman Shala, një aktor i shquar i gjeneratës së parë të aktorëve të teatrit dhe të filmit në Kosovë./Bluetooth/BalkanWeb