Mobilizohet Milani, Theo merr komente tmerruese nga tifozët e Napolit/ Leao: Kjo është e papranueshme, Zoti është me ty
Skuadra e AC Milan luan të martën në mbrëmje ndaj Napolit, ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e dytë të UEFA Champions League. Mbrojtësi francez, Theo Hernandez publikoi gjatë vikendit një foto me djalin e tij të vogël, por u befasua nga tifozët e Napolit, shkruan Lajmi.net Shumë tifozë komentuan në foton e lojtarit të AC…

Sport
Skuadra e AC Milan luan të martën në mbrëmje ndaj Napolit, ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e dytë të UEFA Champions League.
Mbrojtësi francez, Theo Hernandez publikoi gjatë vikendit një foto me djalin e tij të vogël, por u befasua nga tifozët e Napolit, shkruan Lajmi.net
Shumë tifozë komentuan në foton e lojtarit të AC Milan, duke ia kërkuar vdekjen djaloshit të vogël. Komente këto që kanë bërë gjithë skuadrën e ‘Kuqezinjëve’ të reagojnë në rrjetet sociale.
Sotto l’ultima foto postata da Theo Hernandez, dove festeggiava il primo compleanno del figlio, la sezione commenti è stata pervasa da messaggi d’odio ?
Rafael Leao è stato il primo a manifestare vicinanza al compagno, a cui ha fatto eco il Pescara dimostrando solidarietà ? pic.twitter.com/OV5XsbYFsq
— Tuttosport (@tuttosport) April 16, 2023
Bashkëlojtari i Hernandez, Rafa Leao përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka treguar mbështetje të madhe për lojtarin francez.
“Fatkeqësisht, rrjetet sociale janë një instrument ku secili mund të shkruaj çfarë të dojë. Asgjë nuk ndodh vëlla, Zoti është gjithmonë me familjen tënde”, ka shkruar Rafa Leao në rrjetet sociale
Kujtojmë që skuadra e Stefano Piolit të martën luan ndeshjen e dytë në “Diego Armando Maradona”, kurse ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin minimal 1 me 0./Lajmi.net/
Infelizmente as redes sociais são um instrumento onde toda gente pensa que pode dizer o que quiser .. triste são essas pessoas que aproveitam o facto disso para tentar mexer com o nosso psicológico . No passa nada irmão Deus é com a tua família sempre ??@TheoHernandez ❤️?
— Rafael Leão (@RafaeLeao7) April 16, 2023