Mobilizim i “Intelektualëve” për ndeshjen e parë të Dritës në Conference League – kërkojnë që sa më shumë tifozë t’i bashkëngjiten udhëtimit në Finlandë
Tifo-grupi gjilanas “Intelektualët” ka filluar t’i mobilizojë tifozët e Dritës që të jenë në numër sa më të madh në Finlandë, për ndeshjen që ekipi i tyre do ta luajë ndaj Inter Turkut më 6 korrik.

Sport
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, bëhet e ditur se do të tentojë që të mbledhin sa më shumë përkrahës, në mënyrë që motivimi për lojtarët të mos mungojë.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të “Intelektualëve”:
“Të mërkuren e 6 Korrikut nga ora 18:00 klubi jonë i zemrës do të takohet me Inter Turku nga Finlanda në kuadër të ‘Uefa Conference League’.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Veritas Stadium’ në Turku të Finlandës.
Ftohen të gjithë tifozët tanë që gjinden në diasporë të na bashkangjiten në përkrahje të klubit tonë të zemrës, sepse Drita kurr nuk është e vetme kado që shkon.
Në ditën e ndeshjes të gjithë do të takohemi në një lokacion afër stadiumit (ju njoftojmë me kohë për vendin) dhe nga aty në mënyrë të organizuar do të marrim rrugën drejtë stadiumit.
Rreth informatave të biletave si dhe të sektorit ku do të vendosemi do të ju njoftojmë me kohë.
P.s për informata shtesë rreth organizimit të tifozëve mund të kontaktoni me antarin tonë që gjindet në Finland, Albert Fazliu – Zubi“, shkruajnë ata.
Gjilanasit e përfunduan sezonin në BKT Superligë si nënkampionë, pozitë kjo që u garantoi një vend në garat evropiane. /Lajmi.net/