Të Infektuar: 4931

Të Shëruar: 2267

Të Vdekur: 102

MKRS bën homazhe për Violeta Rexhepagiqin

12:15 | 17 Prill 2020

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizuan një ceremoni për këngëtaren dhe gazetaren Violeta Rexhepagixhin.

Sot para objektit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit u bënë homazhe për ikonën e muzikës shqiptare Violeta Rexhepagixhin e cila gjatë ditës së djeshme ndërroi jetë, shkruan lajmi.net.

Ministrja në detyrë Vlora Dumoshi së bashku me stafin e MKRS-së përkujtuan veprimtarinë e kompozitores duke lëshuar këngë nga repertori i saj.

Ministrja Dumoshi u shpreh se në këtë kohë pandemie si MKRS me aq mundësi sa është e lejuar kanë organizuar këtë ceremoni simbolike .

“Ajo me zërin dhe dukjen e saj dhe gjithmonë na ka dhënë mesazh vajzave dhe grave të reja që duhet t’i thyejmë të gjitha tabutë dhe të depërtojmë si vajza dhe si gra”, u shpreh ndër të tjera ministrja, duke konsideruar se sado simbolike, kjo ceremoni shkon për kujtimin e veprës së saj, e cila përjetësisht do të mbetet një emër i paharruar për artin dhe kulturën e Kosovës dhe më gjerë.

Dumoshi tha se gjithë këngët e saj do lëshohen gjatë tërë ditës para objektit të ministrisë.

“Me këtë rast i ngushëlloj të gjithë artistët të gjithë kolegët e saj në veçanti familjen e cila e humbi motrën dhe ne do t’u rrimë për krah në forma të ndryshme që sado pak t’i ngushëllojmë në këtë kohë pandemie, pasi nuk ka ndonjë mundësi tjetër që përcjellja e saj të jetë ashtu siç ajo e ka merituar”, tha në fund ministrja. /Lajmi.net/