”Mjeshtër i Merituar”, çmim nga presidenti Thaçi për kompozitorët e njohur shqiptarë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dekoruar kompozitorët Naim Gjoshi e Xhevdet Gashin me çmimin "Mjeshtër i Merituar".

ShowBiz

01/04/2019 14:14

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar sot me çmimin ‘’Mjeshtër i Merituar’’, kompozitorët e njohur Naim Gjoshin dhe Xhevdet Gashi.

Ky çmim të dy kompozitorëve nga presidenti Thaçi iu nda për kontributin e tyre në kultivimin e këngës shqipe.

”Kompozitorët e njohur Naim Gjoshi dhe Xhevdet Gashi i dekorova me çmimin “Mjeshtër i Merituar” për kontributin e tyre të çmuar në kultivimin e këngës shqipe. Me punën e tyre ata e pasuruan jetën artistike dhe kulturore të popullit tonë”, ka shkruar presidenti Thaçi në postimin e tij në rrjetin social Facebook. /Lajmi.net/