Mjeku tregon teknikën e frymëmarrjes që mund t’i lehtësojë simptomat e koronavirusit

Një mjek në Spitalin e Queen's ka ndarë një teknikë të frymëmarrjes e cila, siç pretendon ai, mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të koronavirusit.

Lifestyle

06/04/2020 17:31

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Dr Sarfaraz Munshi, udhëheqës i kujdesit urgjent, shpjegon se kolegu i tij Sue Elliot, drejtor i infermierisë, përdor teknikat rregullisht tek pacientët në njësinë e kujdesit intensive, raporton Mirror, transmeton lajmi.net.

Studimet për ata me koronavirus kanë treguar që teknikat kanë një ndikim të rëndësishëm në mushkëri.

Ai thotë se teknika është ndihmuese për ata që janë prekur nga COVID-19, të sigurohen që po thithin një sasi të konsiderueshme ajri në mushkëri.

Ai gjithashtu inkurajon njerëzit që nuk janë të infektuar ta provojnë atë.

E tëra çfarë duhet bërë është të merrni frymë thellë pesë herë dhe të mbani secilën herë frymën për pesë sekonda.

Në inhalimin e gjashtë, mbani frymën për pesë sekonda, dhe pastaj kollitni fort – duke mbuluar gojën. Përsëriteni dy herë. /Lajmi.net/