Mjeku që i propozoi Bleonës për martesë përfundon në psikiatri

Dalip Gjoka, mjeku pediatër nga Burreli i cili u bë i njohur për mbarë opinionin publik falë iniciativës së tij të guximshme, për t’i propozuar këngëtares Bleona Qereti për martesë, ka përfunduar në psikiatri.

ShowBiz

11/10/2015 09:52

Prej mëngjesit të së premtes mjeku Gjoka është dërguar nga Burreli në Tiranë dhe është shtruar në spitalin nr. 5 të Neurologjisë.

Mjekët e këtij spitali kanë rrefuzuar që të japin hollësi për mediat në lidhje me diagnozën e pacientit mjek, por ata kanë treguar se ai vijonte të fliste për planin e martesës.

Ditën e premte Gjoka do të ishte i ftuar në emisionin “Zonë e lirë” të gazetarit Arjan Çani, i cili e kishte anonçuar edhe më herët këtë lajm të bujshëm.

Por kur Çani direkt nga emisioni i ka rënë numrit të doktorit, ai ka rezultuar i fikur.

Sipas të afërmve të mjekut matjan, ai që prej mëngjesit të së premtes ka qenë i shtruar pikërisht në pavjonin e spitalit nr. 5 në Tiranë, për shkak të një përkeqësimi të situatës së tij mendore, shkruan e përditshmja “Shekulli”.

Të afermit e Dalipit kanë thënë më tej se ai kurrë nuk ka vuajtur nga shqetësime të tilla, por që prej dy ditësh qëndron i shtruar në spital ku është nën mbikëqyrjen e mjekëve por dhe në shoqërinë e vëllezërve dhe motrave që e kanë shoqëruar atë nga Burreli.

Nuk dihet ende për sa kohë do të qëndrojë i shtruar mjeku në këtë pavion, por nga mjekët është mësuar se ai gjatë gjithë kohës ka folur me ta për planin e martesës “përrallore” që sipas tij u prish.

Ai ka qenë i shqetësuar për këtë martesë pasi nga sa ka thënë vetë, një kompani private i ofroi atij një helikopter për të marrë nusen, në një kohë që ceremonia madhështore do të merrej përsipër nga bashkia e Burrelit.