Mjeku gjerman akuzohet për vrasjen e 15 pacientëve- disa prej tyre të moshave të reja

Një mjek në Gjermani nga kujdesi paliatik është akuzuar për vrasjen e 15 pacientëve të tij duke përdorur një koktej drogash vdekjeprurëse. Prokurorët në Berlin kanë akuzuar 40 vjeçarin se i ka vënë zjarrin shtëpive të disa prej viktimave të tij të dyshuara, për të mbuluar gjurmët. Ai dyshohet se vrau 12 gra dhe tre…

Bota

16/04/2025 15:46

Një mjek në Gjermani nga kujdesi paliatik është akuzuar për vrasjen e 15 pacientëve të tij duke përdorur një koktej drogash vdekjeprurëse.

Prokurorët në Berlin kanë akuzuar 40 vjeçarin se i ka vënë zjarrin shtëpive të disa prej viktimave të tij të dyshuara, për të mbuluar gjurmët.

Ai dyshohet se vrau 12 gra dhe tre burra midis shtatorit 2021 dhe korrikut 2024, megjithëse prokurorët kanë thënë se besojnë se totali mund të jetë edhe më i lart.

Mjeku i cili nuk është emëruar për shkak të ligjeve të rrepta të privatësisë në Gjermani, nuk i ka pranuar akuzat.

Ai akuzohet se u ka dhënë një anestezi dhe një relaksues muskulor pacientëve të tij pa dijeninë apo pëlqimin e tyre.

Relaksuesi “paralizoi muskujt e frymëmarrjes”, duke çuar në ndalim të frymëmarrjes dhe vdekje brenda pak minutave”.

Ai thuhet se ka punuar në disa shtete gjermane dhe se moshat e atyre që dyshohet se vrau varijonë nga 25 deri në 94 vjeç.

I dyshuari akuzohet për vrasjen e dy pacientëve brenda një dite, në korrik të vitit 2024. Një burrë 75 vjeç në shtëpinë e tij në qendër të Berlinit dhe një grua 76 vjeçare në një lagje fqinje “disa orë më vonë”, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

Sipas prokurorëve, mjeku u përpoq t’i vinte zjarrin shtëpisë së gruas, por nuk ia doli. “Kur e vuri re këtë, raportohet se ka njoftuar një të afërm të gruas, duke pretenduar se ai qëndronte para banesës së saj dhe se askush nuk i ishte përgjigjur ziles së tij”.

Mjeku fillimisht dyshohej se kishte vrarë katër persona nën kujdesin e tij kur u arrestua në gusht 2024, por hetimet kanë zbuluar vdekje të tjera të dyshimta, me më shumë zhvarrosje të viktimave të mundshme.

Për të dyshuarin 40-vjeçar po kërkohet “ndalim profesional i përjetshëm” dhe “arrest parandalues”. I njëjti mbetet në paraburgim./Lajmi.net/