Mjeku amerikan i fal borxhin prej $650,000 pacientëve me kancer

Një onkologjisë nga SHBA  ka larë borxhin e 200 pacientëve me kancer, pasi e kuptoi sa vështirësi po kanë ata për ta paguar.

Fun

05/01/2021 15:41

Dr Omar Atiq, ka mbyllur qendrën e tij të trajtimit të kanceritnë Arkansas vjet, pasi ka punuar plotë 30 vite në këtë fushë, shkruan “BBC”.

Ai i ka lejuar pacientët e vetë të mos bëjnë pagesën menjëherë pas trajtimit, por tani që e gjithë bota është në pandemi, shumë familje janë goditur rëndë financiarisht, transmeton lajmi.net.

Gjatë krishtlindjeve, ai iu shkroi të gjithë pacientëve dhe iu tha se borxhet e tyre do të lahen. Ai tha se gjatë kësaj kohe ai e kuptoi se ka persona që thjeshtë nuk mund ta paguanin faturën.

Prandaj ai me gruan e vet, vendosën që falin të gjithë borxhet. Ata e panë që mund të ja dilnin prandaj edhe i falën.

Dr Atiq është me origjinë nga Pakistani, dhe ka punuar me pacientë të kancerit që prej 1991, duke ofruar kemoterapi, terapi me rrezatim dhe skenime CAT.

Ai tani është profesor në Universitetin  e Arkanasit, për shkencat mjekësore. Ai tregoi se rreth 200 pacient kishin fatura të papaguara që arrijnë vlerën 650 mijë dollarë.

Edhe pse ka kompani që do të ndihmojnë pacientët me kushte të vështira financiare që të paguajnë shërimin e tyre, në këtë kohë ka qenë paksa e vështirë edhe për këto kompani sepse nuk ka pasur donatorë.

Të gjithë kolegët e Dr Atiq, e përshkruan atë si një person shumë të dashur dhe të kujdesshëm. /Lajmi.net/