Mjekët tregojnë tre arsyet pse gratë djersijnë shumë më tepër pas të 40-ve
Djersini gjithë kohën dhe besoni se edhe të tjerët e ndiejnë atë?
Lifestyle
Djersitja është një proces fiziologjik nëpërmjet të cilit eliminohen lëngjet e tepërta dhe toksinat nga organizmi, si dhe sekretohen lëndët e dëmshme, siç janë alkooli, kolesteroli dhe kripa, shkruan Living.
Ajo ndihmon gjithashtu në ruajtjen e temperaturës së trupit dhe përmirëson shëndetin kardiovaskular, trasmeton lajmi.net.
Megjithatë nëse jeni mbi 40 vjeç dhe vëreni që çarçafët janë qullë kur zgjoheni, ose pëllëmba e dorës është gjithmonë e djersitur, edhe kur nuk jeni në diell, mund të jeni duke vuajtur nga një gjendje e fshehtë shëndetësore.
1.Vuani nga diabeti: Niveli i ulët i sheqerit në gjak (hipoglicemia) është një nga shkaktarët më të zakonshëm të djersitjes. Jo të gjitha rastet me nivel më të ulët të sheqerit të gjakut do të thotë se vuajnë nga diabeti, megjithatë janë më të rrezikuar nga kjo sëmundje kur arrijnë në mes të 40-ave. Nëse nuk kryeni mjaftueshëm aktivitet fizik dhe keni fituar shumë peshë rreth belit, gjasat janë më të larta për zhvillimin e diabetit të tipit 2 – pa përmendur faktin se të qenët mbipeshë bën që njerëzit të djersinë më shumë.
2.Keni probleme me gjumin: Çrregullimet e gjumit shkaktojnë gjithashtu djersitje të tepërt gjatë natës. Djersitja tepërt është një simptomë e zakonshme e apnesë së gjumit, që shkakton bllokim të rrugëve të frymëmarrjes kur flini. Kjo gjendje është më e zakonshme tek meshkujt sesa tek femrat, megjithatë rreziku për apnea të gjumit rritet më shumë ndërkohë që gratë po kalojnë në fazën e menopauzës.
3.Keni ndonjë infeksion të fshehtë: Infeksionet mund të mos jenë të dukshme. Dikush mund të ketë turbekuloz dhe të mos e dijë. Kjo sëmundje mund të manifestohet edhe me djersitje. Edhe pse në raste të rralla, osteomieliti, një infeksion i kockave që prek vertebrën ose pjesën e legenit tek të rriturit, mund të shkaktojë gjithashtu djersitje të tepërt. Infeksionet bakteriale mund të shkaktojnë gjithashtu endokardititë, ose inflamacion të valvule të zemrës, dhe një nga simptomat e zakonshme të këtij problemi shëndetësor është edhe djersitja. /Lajmi.net/