Mjekët tregojnë se cilat probleme shëndetësore e rrezikojnë vdekjen nga koronavirusi

Një studim i ri ka zbuluar se kush është në rrezik më të lartë për të vdekur nga koronavirusi.

Lifestyle

11/03/2020 21:42

Studimi, i botuar në The Lancet, analizoi 191 pacientë me sëmundje në dy spitale në Wuhan – zona ku kishte origjinën e virusit, transmeton lajmi.net.

Rezultatet zbuluan se të qenit në moshë më të shtyer, të tregosh shenja të sepsës dhe të kesh probleme të koagulimit të gjakut janë faktorët kryesorë të rrezikut të lidhur me rrezikun më të lartë të vdekjes nga virusi.

“Mosha e vjetër, shfaqja e shenjave të sepsës gjatë pranimit, problemet themelore shëndetësore si presioni i lartë i gjakut dhe diabeti, dhe përdorimi i zgjatur i ventilimit jo-invaziv ishin faktorë të rëndësishëm në vdekjen e këtyre pacientët”, tha Dr Zhibo Liu, bashkëautor i studimit.

Ndërkohë, studimi sugjeron gjithashtu se pacientët e rikuperuar mund të jenë infektiv për më gjatë sesa mendohej më parë.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se rrezikshmëria virale zgjaste 20 ditë tek të mbijetuarit, duke treguar që dy javë izolim mund të mos jenë të mjaftueshme.

Duke përpunuar rezultatet, studiuesit zbuluan se kohëzgjatja mesatare e etheve tek ata me sëmundje ishte rreth 12 ditë, ndërsa gulçimi zgjati rreth 13 ditë. /Lajmi.net/