Mjekët nga Australia po operojnë 17 fëmijë kosovarë

Një ekip e mjekëve nga Australia, nën udhëheqjen e Prof. Paddy Deëan, po qëndron për vizitë pune në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).  Ekipi i mjekëve do të qëndrojë deri më 22 qershor dhe do të operohen  17 fëmijë nga Kosova  me anomali komplekse kongjenitale, operacione këto që nuk mund të kryhen në Kosovë.

Lajme

17/06/2014 13:32

Nga ndërhyrjet e tilla Kosova dhe  shëndetësia e Kosovës do të përfitojë mija euro, meqë fëmijët  me probleme kongjenitale nuk do të kenë nevojë të shkojnë jashtë vendi për trajtim, thuhet në një njoftim nga QKUK.

Ekipi i mjekëve nga Australia edhe vitin e kaluar ka qëndruar në Kosovë dhe ka operuar 12 fëmijë me anomali komplekse urogjenitale, , si dhe çdo dite ka  pasur prezantim të rasteve të shumta  nga specializantët dhe mjekët specialistë të kirurgjisë së fëmijëve.

Duke përfituar nga prezenca e profesorit Australianë, në këto diskutime, pothuajse janë  shtjelluar  të rejat  e fundit në fushën e urologjisë së Fëmijëve dhe kështu i gjithë stafi vendor dhe i mjekëve te rinj ka  ngritur  lartë njohuritë teorike në fushën e anomalive komplekse urogjenitale tek fëmijët.

 Operacionet  kanë  zgjatur  me orë të tëra dhe është  punuar  deri ne orët e vona te natës, prandaj stafi mjekësor i Klinikes ka përfituar shume ne njohjen e teknikave operative te komplikuara.  

Duke asistuar ne operacionet e tilla stafi vendor i mjekeve specialistë është aftësuar për kryerjen e disa intervenimeve  të cilat më parë nuk janë realizuar  në QKUK.  Te gjithë pacientët e operuar tanimë janë mjekuar me sukses, në  gjendje te mirë shëndetësore dhe po përcillen ne vazhdimësi  nga ana e  mjekëve.