“Mjekët konstatuan vdekjen e viktimave në QKMF, Policia po e kërkon dorasin” – Detaje të reja për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në fshatin Golluboc të Malishevës, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për lajmi.net se rasti është raportuar rreth orës 11:30. “Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se…

Lajme

06/11/2025 13:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në fshatin Golluboc të Malishevës, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për lajmi.net se rasti është raportuar rreth orës 11:30.

“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vëllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes,” ka thënë Elezaj.

Sipas tij, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore.

“Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit,” ka shtuar zëdhënësi Elezaj./Lajmi.net/