Mjekët kërkojnë pagë deputeti

Barazonani me deputetët nuk do të punojmë në klinika private. Kjo ishte kërkesa e Federatës Sindikale të Shëndetësisë.

Lajme

14/03/2015 15:48

Blerim Syla, kryetar i kësaj federate thotë se shëndetësia duhet të jetë prioritet i Qeverisë, duke e marrë parasysh rëndësinë e saj.

“Ne e dimë situatën ekonomike në vend, por është bazike që pagat e mjekëve specialistë duhet të arrijnë pagën e një deputeti dhe do të mbyllet përgjithmonë kapitulli mes sektorit privat dhe publik. Përfundimisht, mjekët nuk kanë kërkuar nga 4 mijë euro, por nivelizimin – që të kenë pagën e një deputeti, ndonëse shumë deputetë marrin pagë edhe pse janë të pashkolluar”, thotë Syla.

Ndërkohë Paga e mjekut specialist është rreth 600 euro në muaj, derisa infermieri për punën që kryen, paguhet rreth 300 euro në muaj. Ministria e financave thotë se janë duke punuar një ligj të veçantë për pagat, ligj i cili, do të aplikohet për të gjithë të punësuarit që paguhen nga buxheti i Kosovës. /REL/