Mjekët italianë detyrohen të përzgjedhin kë ta mjekojnë e shpëtojnë nga koronavirusi
Spitalet italiane janë aq 'të mbingarkuara' nga koronavirusi saqë disa prej pacientët nuk po mund të marrin shërbime mjekësore.
Bota
Madje, pacientët e moshuar as që po merren parasysh, sipas një mjeku italian, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.
Mjekët në Itali janë detyruar të marrin vendime jetë a vdekje; se kush duhet të marrë kujdes intensiv e kush jo.
Një mjek në Italinë e Veriut tha se spitalet po operonin me ‘200 përqind kapacitet’. Teatrot në vend janë kthyer në kujdes intensiv për të kryer shërbimet e nevojshme mjekësore.
Përveç kësaj, vetë stafi mjekësor janë të mbingarkuar emocionalisht gjendur përballë kësaj situate, gjë që po ua vështirëson punën profesionale, thanë mjekët italian.
Komente të mjekëve u botuan në Twitter nga një person nga Mbretëria e Bashkuar, Jason van Schoor, një anestezist dhe klinik në Kolegjin Universitar të Londrës. /Lajmi.net/