Mjafton goli i Werner, Chelsea mposht West Hamin
Chelsea ishte mysafire e West Ham United në kuadër të xhiros së 33-të të Premierligës.
Sport
“The Blues” ishin me pikë të barabarta me “The Hammers” dhe kërkonin me çdo kusht fitore në mënyrë që të sigurojnë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.net.
Në pjesën e parë, West Hami tentoi përmes kundërsulmeve të shpejta, ku një rast të mirë pati Jesse Lingard me një goditje volley.
Por, në minutën (43’) Ben Chilwell pasoi topin në zonë nga ana e majtë ku gjeti Timo Werner i cili shënoi golin e parë në 17 ndeshje.
Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Chelseat.
Në pjesën e dytë, Werner pati edhe një rast të mirë, ku pas një goditje të mirë nga Mount, por goditja e gjermanit shkoi jashtë portës.
Në minutën e 81’, Balbuena u përjashtua pas një ndërhyrje në Chilwell e cila u sanksionua nga gjyqtari me të kuq.
Rezultati përfundimtar, West Ham United 0-1 Chelsea./Lajmi.net/
#WHUCHE
West ham 0 × 1 Chelsea | GOAL! Werner ??
———————————
Follow to never miss any goal @scoredgoalss? Join my channel by Telegram https://t.co/xJ4KBbC5OI
pic.twitter.com/Gt54QvC2i0— _goaalshd_ (@goalshd123ore) April 24, 2021