Mitsotakis: Çështja e pronave të minoritetit grek, kusht për integrimin e Shqipërisë në BE

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur për marrëdhëniet me Shqipërinë, gjatë një konference për mediat të mbajtur ditën e dielë nga Selaniku. Mitsotakis u shpreh se Athina zyrtare do marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët që e rrethojnë, përfshirë dhe Shqipërinë. Ai shtoi se Greqia ka kaluar një periudhë të vështirë me rastin e…

Lajme

09/09/2024 12:28

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur për marrëdhëniet me Shqipërinë, gjatë një konference për mediat të mbajtur ditën e dielë nga Selaniku.

Mitsotakis u shpreh se Athina zyrtare do marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët që e rrethojnë, përfshirë dhe Shqipërinë.

Ai shtoi se Greqia ka kaluar një periudhë të vështirë me rastin e Belerit, por shprehu kënaqësinë që ky i fundit u lirua dhe aventura mbaroi.

Mitsotakis tha se kushti i Greqisë që të mbështesë proceset integruese të Shqipërësi është që e drejta e pronës së minoritetit grek në Shqipëri të garantohet.

“Ne duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me të gjithë fqinjët tanë. Këta fqinjë përfshijnë Shqipërinë. Kemi kaluar një kohë të vështirë dhe nuk dua të flas në detaje për rastin e Fredi Belerit. Të shpreh kënaqësinë që ai ishte me ne në Panairin Ndërkombëtar dhe që më në fund mori fund kjo aventurë, krejtësisht e padrejtë dhe e panevojshme, të cilën e pësoi,” tha ai.