Mitrovicë: Policia gjatë ditës së djeshme ka sekuestruar katër armë pas të shtënave në ahengje të ndryshme familjare

Policia në Rajonin e Mitrovicës së Jugut, gjatë ditës së djeshme ka intervenuar në katër raste të ndara të raportuara për të shtëna me armë zjarri në ahengje familjare. Pas pranimit të informatave dhe ndërmarrjes së veprimeve  operative, zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe intervistuar personat e dyshuar. Me urdhër të prokurorit kompetent, rastet janë iniciuar…

Lajme

27/07/2026 12:36

Policia në Rajonin e Mitrovicës së Jugut, gjatë ditës së djeshme ka intervenuar në katër raste të ndara të raportuara për të shtëna me armë zjarri në ahengje familjare.

Pas pranimit të informatave dhe ndërmarrjes së veprimeve  operative, zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe intervistuar personat e dyshuar. Me urdhër të prokurorit kompetent, rastet janë iniciuar në procedurë të rregullt.

Gjatë veprimeve policore, në katër rastet e regjistruara, janë sekuestruar katër pistoleta, dyzet e gjashtë fishekë dhe gjashtë gëzhoja, të cilat do të shërbejnë si dëshmi materiale në procedurën penale.

Policia, rikujton se përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje përbën vepër penale dhe paraqet rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e qytetarëve. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: