Mitrovicë: Një burrë gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke njoftuar se në vendngjarje kanë intervenuar zjarrfikësit, të cilët kanë hapur derën e banesës, si dhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës, raporton lajmi.net Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është…

Lajme

30/07/2025 10:13

Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke njoftuar se në vendngjarje kanë intervenuar zjarrfikësit, të cilët kanë hapur derën e banesës, si dhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës, raporton lajmi.net

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit janë në zhvillim./Lajmi.net/