​Mitrovicë e Veriut: Arrestohet pasi refuzoi alkool-testin dhe sulmoi policin

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut pasi nuk pranoi t’i nënshtrohej alkool-testit dhe më pas sulmoi një zyrtar policor. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 23:10. Pas shoqërimit në stacion, i dyshuari dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe ofenduar një polic, i cili ka marrë trajtim mjekësor. Me…

Lajme

03/08/2026 09:48

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut pasi nuk pranoi t’i nënshtrohej alkool-testit dhe më pas sulmoi një zyrtar policor.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 23:10.

Pas shoqërimit në stacion, i dyshuari dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe ofenduar një polic, i cili ka marrë trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Mitrovice Veri / 02.08.2026 – 23:10. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti fillimisht nuk ka pranuar të legjitimohet nga zyrtarët policorë dhe ka refuzuar të bëjë alkool-testin. Po ashtu pasi është sjellë në stacion i njëjti e ka sulmuar fizikisht dhe ofenduar zyrtarin policor. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/