Mitrovicasja shembull që merret me bletë, ia tregon gazetares si prodhohet mjalta bio
Kultura e kultivimit të mjaltit në Kosovë ka shënuar rritje, kjo si shkas i stimulimeve të ndryshme gjatë këtyre viteve por edhe interesimit të qytetarëve që të merren me këtë lloj biznesi. Gazetarja e Lajmi.net, Fjollë Hyseni, ka shkuar në qytetin e Mitrovicës, ku ka takuar një bletare që ushtron profesionin e bletarisë. Në një…
Lajme
Kultura e kultivimit të mjaltit në Kosovë ka shënuar rritje, kjo si shkas i stimulimeve të ndryshme gjatë këtyre viteve por edhe interesimit të qytetarëve që të merren me këtë lloj biznesi.
Gazetarja e Lajmi.net, Fjollë Hyseni, ka shkuar në qytetin e Mitrovicës, ku ka takuar një bletare që ushtron profesionin e bletarisë. Në një rrëfim për lajmi.net, bletarja thotë se një kavanoz i mjaltit kushton këtë vit rreth 20 euro.
Procesi i mbledhjes së mjaltit është i vështirë, thotë ajo. Por fitimi në fund të vitit nga kjo kulturë është enorme, duke cekur se në tregun e jashtëm ka kërkesë të madhe.
Para disa viteve, çmimi i një kavanozi me mjaltë ka kushtuar 10 euro, por me rritjen e çmimeve dhe rritjen e cilësisë çmimi është ngritur në 20 euro. /Lajmi.net/
Video: