Mitrovica sfidon shtetin, kafenetë nuk mbyllen në orën 21:00
Lokalet e Mitrovicës nuk po zbatojnë vendimin e Qeverisë për mbylljen në orën 21:00. Ata po punojnë edhe në këto momente.
Lajme
“Jepi zë” ka vështruar nga afër bizneset dhe shumica ishin të hapura. Vetëm disa biznese po i respektojnë masat.
Kjo vjen pas takimit që pronarët kishin me kryetarin Agim Bahtiri, të cilët e thanë publikisht që do të refuzojnë respektimin e masave.
Ndryshe, vetë Bahtiri i ka quajtur absurde masat për mbylljen e lokaleve në orën 21:00.