Mitrovica e Veriut ndërton universitet të ri (Foto)
Është prezantuar, para kryetarit të komunës Goran Rakiq, projekti ideor për ndërtimin e Universitetit të Mitrovicës Veriore.

Lajme
Ndërtimi planifikohet të bëhet në lokacionin e shkollës “Branko Radiçeviq” dhe do të ofrojë ambient për katër fakultete: Arteve, Ekonomik, Juridik dhe i Shkencave, njofton Klan Kosova.
Puna për ndërtimin e tij pritet të fillojë në mars të vitit tjetër, deri kur duhet të finalizohen të gjitha detajet teknike, ndërsa projekti financohet nga Bashkimi Europian.