Mitrovica e jugut- komuna ku pati rritje të përqindjes së daljes në votime prej 2.86% në balotazh, për dallim nga komunat e tjera
Mitrovica e jugut është komuna e cila ngjalli më së tepërmi interesim në zgjedhjet lokale, si në raundin e parë po ashtu edhe në raundin e dytë. Jo vetëm në Mitrovicë, vëmendja për zgjedhjet aty u zgjerua në gjithë Kosovën. Kandidati i PDK-së, Arian Tahiri në fakt ishte përballë një kandidati që kishte prapa vetes…
Lajme
Mitrovica e jugut është komuna e cila ngjalli më së tepërmi interesim në zgjedhjet lokale, si në raundin e parë po ashtu edhe në raundin e dytë.
Jo vetëm në Mitrovicë, vëmendja për zgjedhjet aty u zgjerua në gjithë Kosovën.
Kandidati i PDK-së, Arian Tahiri në fakt ishte përballë një kandidati që kishte prapa vetes thuajse gjithë qeverinë, e që është Faton Peci.
Përballja e tyre në këto zgjedhje shkoi herë mirë, herë me debate e në disa raste edhe me raportime për keqpërdorime në zgjedhje.
Por të fokusohemi tek një çështje tjetër.
Interesimi për të dalë në zgjedhjet lokale ishte mjaftë i lartë, e siç duket madje në balotazh mitrovicasit dolën edhe më tepër.
Në të dhënat e Komisionit Qendror Zgjedhor mbetet të kuptohet se në balotazh dalja e votuesve ishte 2.86 për qind më e lartë në qytetin e Mitrovicës.
Pjesëmarrja në votime më 12 tetor në raundin e parë ishte 38.77 për qind, apo numri i votuesve që votuan shkoi në 32 mijë e 840.
Kurse më 9 nëntor, në balotazh përqindja e daljes në votime ishte 39.87 për qind.
Për të votuar dolën saktësisht 33.780 qytetarë.
Marrë për bazë këtë rritje, siç duket qytetarët kërkuan që të dëshmojnë se janë të përkushtuar për të nxjerrë rezultate reale se kush do t’i udhëheq ata për 4 vitet e ardhshme.
Pikërisht në këtë komunë mbrëmë u bë një tollovi e madhe ku u raportua për numra serik e fletëvotime pa vula.
Kësisoj Prokuroria mori vendim që të ndalet numërimi i votave, derisa sot KQZ-ja njoftoi se përgjegjësinë për gabimin e numrave serik e merr kompania e kontraktuar sllovene në këtë rast “CETISS”./Lajmi.net/


