Mitraloza të rëndë dhe predha antitank afër kufirit me Kosovën

Policia kufitare e Kukësit sekuestroi të dielën një arsenal armësh një kilometër larg kufirit me Kosovën, por dyshohet që ka edhe aqrmë të tjera të pazbuluara. 

Lajme

13/07/2014 15:07

Armët janë gjetur në një pyll, në vendin e quajtur “Borgu i Tropojës”, rreth 1 km në afërsi të kufirit Shqipëri-Kosovë.

Policia në vendin e ngjarjes sekuestroi 2 mitraloza të rëndë, 30 predha antitank dhe disa fishekë model 56.

Si transmeton Koha.net, pas dyshimeve se mund të ketë vende të tjera ku fshihen armë e municione, policia kufitare ka nisur një aksion për të kryer kontroll detaj në gjithë zonën përreth.