MIT e PK takohen për segmentin rrugor Zahaq-Hyrja e Pejës

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, priti në takim përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, drejtoria e Trafikut Rrugor Qendror dhe njësitit nga Peja.

Lajme

18/07/2019 16:39

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Lekaj e ftoi këtë takim mes organeve të rendit dhe ekspertëve të MIT, për harmonizim të veprimeve për plotësimin e kërkesave të qytetarëve të Pejës për kyçje në rrugën nacionale Pejë- Prishtinë (Zahaq).

“Me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve pa penguar mbarëvajtjen dhe sigurinë në trafikun rrugor, një ekip i përbashkët i MIT dhe Policisë, do të jenë në teren nga nesër”, thuhen në një komunikatë për media të MIT. /Lajmi.net/