Miss Shqipëria 2018! Kjo është vajza që fitoj kurorën e më të bukurës shqiptare

Trejsi Sejdini është fituesja e kurorës së Miss Universe Albania 2018.

ShowBiz

07/06/2018 10:11

Ajo do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në garën e bukurisë që do të organizohet në Amerikë.

Nga tre vajzat që mbetën në fund të garës, vendin e dytë e mori Irene Dama, ndërsa e treta u rendit Ajli Hoxhaj, transmeton oranews.

Nga 20 konkurrentet, vlerësimi i jurisë përcaktoi vajzat finaliste Irene Dama, Belinda Dragoti, Ajli Hoxhaj, Trejsi Sejdini, Enxhi Hida dhe Anisa Metuku.

Të gjitha kanë punuar për tre muaj për të arritur në Finalen e Madhe, ndërsa Trejsi Sejdini do nisë përgatitjet për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Miss Universe.

Çmimet që u fituan nga vajzat e tjera:

Dardana Aliaj – Bursë studimi

Xhoi Kaso – Çmimi i produksionit

Xhesi Prendi- Miss Fotozhenia

Anastasia Sara Spahi – Çmimi i klinikës Keit

Anisa Metuku – Miss Eleganca

Trejsi Sejdini – Miss Social Media