Mish qingji me sallatë jeshile, ja si ta përgatisni

16:45 | 30 Maj 2019

Mishi i qingjit si kombinim përfekt mund ta ketë sallatën e gjelbër.

Përbërësit

800 gr mish qingji, 1 kg sallatë jeshile, 5-6 qepë të njoma, 1 tufëz koper, 2-3 të verdha veze, Cipa dhe lëngu i 2 limonëve

2 lgj tahini ose 1 lgj niseshte, Kripë, piper.

Përgatitja

Ndajmë mishin e qingjit në racione, e spërkasim me kripë dhe piper dhe në një tenxhere me pak vaj ulliri vendosim mishin e qingjit të kaurdiset për pak minuta. Më pas shtojmë ujë në masë të mishit dhe e lemë mishin të ziejë në temperaturë mesatare, transmeton Ballkan Web.

Në 10-15 minutëshin e fundit shtojmë sallatën jeshile, koperën dhe qepët e njoma të grira hollë. Ulim pak temperaturën e sobës dhe vazhdojmë ta lemë gatimin të ziejë.

Rrahim të verdhat e vezëve, më pas shtojmë lëngun e limonit, pak tahini ose në mungesë të tahinit mund të përdorim pak niseshte. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe kremin e përgatitur e shtojmë tek mishi dhe e lemë për pak minuta sa lëngu të trashet. Më pas fikim sobën dhe e lemë gatimin në temperaturë të sobës të ajkoset dhe më pas e kemi gati për ta servirur.