Misetiq: Zyra e Prokurorit Special ka dështuar, është koha që HASHIM THAÇI të shkojë në shtëpi si i pafajshëm

Kryeprokurorja e Speciales, Kimberly West, gjatë fjalës së saj përfundimtare të hënën ka kërkuar 45 vjet burgim për secilin prej të akuzuarve, përkatësisht për Hashim Thaçin dhe të tjerët, që në total arrin 180 vjet. Rreth kësaj, avokati i ish-presidentit, Luka Misetiq, deklaroi se me kërkesën për 45 vjet, Prokuroria Speciale po synon burgim të…

Lajme

11/02/2026 16:24

Kryeprokurorja e Speciales, Kimberly West, gjatë fjalës së saj përfundimtare të hënën ka kërkuar 45 vjet burgim për secilin prej të akuzuarve, përkatësisht për Hashim Thaçin dhe të tjerët, që në total arrin 180 vjet.

Rreth kësaj, avokati i ish-presidentit, Luka Misetiq, deklaroi se me kërkesën për 45 vjet, Prokuroria Speciale po synon burgim të përjetshëm.

Misetiq kërkoi sërish që Thaçi të shpallet i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, të lirohet dhe të kthehet te familja e tij dhe vendi i tij.

Mishetiq shtoi se vetë Gjykata Speciale dhe Prokuroria e Specializuar nuk do të ekzistonin po të mos ishte Hashim Thaçi i cili krijoi këtë institucion për ta pastruar emrin.

Prokuroria sipas avokatit kryesor të Thaçit ishte në test dhe, dështoi.

“Prezantoi aktakuzë me plot të meta, jo konsistente dhe argumente të palogjikshme.Edhe pse trupi gjykues dëgjoi 130 dëshmitarë, pjesa dërrmuese mbështet në materiale të autorëve që nuk u thirrën, s’u morën në pyetje e ishin të panjohur. Deklaratat e mëparshme të Selimit citohen 450 herë, të Krasniqit 271 herë, të Veselit mbi 200 herë dhe kjo është përpara se të marrim parasysh e të vlerësomë deklaratat joformale e citime qindra citime e librave të publikuara të botuara e të pabotuara, për të cilat Thaçi s’pati mundësi t’i kundërshtonte.Ky është gjykim i mbështetur në thashetheme e dëshmitë e dëshmitarëve dhanë me propagandë e dokumente që u krijuan gjatë luftës e të cilat ndikuan në rrëfimet që u krijuan pas kësaj. Sokol Bashota e shpjegoi këtë fenomen pas juve”,deklaroi ai.

Misetiq po ashtu tha se Gjykata Speciale dhe Prokuroria e Specializuar s’do të ekzistonin po të mos ishte Hashim Thaçi, i cili e krijoi këtë institucion për të pastruar emrin e vetë.

Avokati nuk ka komentuar rreth viteve të dënimit sepse kjo do të thoshte se mbrojtja e pranon dënimin, por ka komentuar kohëzgjatjen që ka kërkuar kryeprokurorja Kimberly West, burgim prej 45 vitesh që sipas tij është e barabartë me burgim të përjetshëm.

“Ai duhet të shpallet i pafajshëm menjëherë dhe të kthehet tek familja e tij. Rezultati i vetëm i kësaj është qe të shpallet i pafajshëm. ZPS-ja ka kërkuar 45 vjet dënim që është dënim i përjetshëm në mënyrë efektive. Nuk ka faktor zbutës në këtë çështje edhe është përgënjeshtrim sepse këto dhoma nuk do të ekzistonin po të mos ishte për të parashtruarin. Kjo është e qartë dhe relevante se Thaçi bashkëpunoi me Prokurorin dha dorëheqje dhe erdhi në Hagë për t’u përballur në gjykatë e për t’u pastruar për emrin e tij. Pra këto s’kanë asnjë vlerë dhe s’është këndvështrim serioz. Kërkesa për 45 vjet burgim nuk bazohet në të kaluarën apo në këtë çështje. Ju thash se ky gjykim është test për ZPS-në dhe s’kemi asnjë dyshim se ky panel apo ky trup gjykues i shquar do analizojë të gjitha provat në hollësi. Por ju bëj thirrje që të mendoni mirë dhe të rishqyrtoni këto gjëra me kujdes”,deklaroi Misetiq, transmeton lajmi.net.

“Ka shumë boshllëqe, shumë gabime në provat e Prokurorisë, shumë mospërputhje të brendshme, e argumente të palogjikshme e pyetej pa përgjigje, e shumë ndërkombëtarë që thonë se Thaçi nuk është fajtorë, e shumë dëshmitarë të brendshëm po ashtu e shumë dokumente që mungojnë. Asnjë lidhje në mes Hashim Thaçi dhe ndonjë sjellje kriminale. Është gjykim mbi tre vjet dhe test për PSP, Prokuroria ka dështuar dhe është koha që Hashim Thaçi të shkojë në shtëpi. Ju lus që të merrni vendimin tuaj”./Lajmi.net./