Misetiq: ZPS-ja ju thotë përdorni imagjinatën gjykatës dhe mos besoni videot që patë, shihni pak aktgjykimin ndaj Limajt se është e njëjta luftë

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit ka vazhduar deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen e njohur si ngjarja e Qirezit. Avokati Lluka Misetiq tha se keni dëgjuar sa i përket incidentit të Qirezit që delegacioni ka bërë avokaci për çarmatim, por se kjo s’ka lidhje me deklarimet e mbrojtjes por çka pyeti gjykatësi Barthe. “Pra…

Lajme

18/02/2026 10:48

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit ka vazhduar deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen e njohur si ngjarja e Qirezit.

Avokati Lluka Misetiq tha se keni dëgjuar sa i përket incidentit të Qirezit që delegacioni ka bërë avokaci për çarmatim, por se kjo s’ka lidhje me deklarimet e mbrojtjes por çka pyeti gjykatësi Barthe.

“Pra nëse ndalimi mbështeste objektivin ushtarak apo në qoftë se ishte një ndalim që ishte kryer për të fituar kontroll në gjithë Kosovën, në qoftë se bëhej fjalë për një aspekt juridik apo jo kur u bë ndalimi kjo shkon përtej kur është bërë ndalimi. Çështja e ZPS-së është një deduksion i paarsyeshëm.Pretendohet një akt kriminal për përpjekje legjitime në situatë lufte. Duke e pyetur ZPS-në “si duhet trupi gjykues të bëjë dallimin në mes një kontribuoi domethënës me një qëllim të përbashkët, përmes kryerjes së krimeve nga sjellja që kanë kontribuar për UÇK-në apo luftën  përgjithshme të UÇK-së”, e ZPS-ja vazhdoi se “ne mbrojtja nuk kemi kuptuar qëllimin”.Së pari paragrafët e Tadiqit diskutojnë nëse ka pasur një pjesë diskutimi, në dyti ZPS s’mund të pretendojë se ka një shpjegim alternativ të ndryshëm nga ajo ushtarake dhe objektivin duhet ta mbështesë me prova, ZPS kërkoi të argumentojë që dy gazetarët janë ndaluar për të parashtruar kontroll. Nëse ZPS se bën këtë me prova të drejtpërdrejta ua kërkojnë juve që të kalohet në deduksion.ZPS u kërkon juve të arrini në deduksion të juajin në planin e përbashkët, por duhet që ZPS-ja të kishte përjashtuar  të gjitha deklarimet e veta të arsyeshme, pro s’bëri përpjekje”,deklaroi Misetiq.

Ai tha se më aktgjykimin kundër Limajt është shpjeguar situata shumë mirë që është bërë ndarja në mes objektivave ushtarake krahasimisht me fenomenin e civilëve shqiptarë të Kosovës që mund të jenë rrëmbyer për hakmarrje personale.

“Bëhet fjalë për të njëjtën luftë, s’është tjetër luftë kjo dhe motivi nuk është më i rëndësishëm këtu”,shtoi ai.

“ZPS-ja se mori motivin fare se si videoja e incidentit të Qirezit pati ndikim në deklaratën e Dedajt të dhënë për EULEX-in. Sërish ZPS-ja nuk e mbështet deklarimin e vetë me prova. Medoj se ZPS-j a dëshiron që ju të imagjinoni se çfarë pamje mund të kishte pasur kjo fotografi ,në vend që të shikoni me sytë tuaj videon. Pra po ju thotë përdorni imagjinatën gjykatës dhe mos u besoni videos që patë e që kishte të bënte me Dedaj. Kjo më çon mua në pyetjen hipotetike se kush nuk dëshiron që ju të jeni gjyqtarë e të tregoni të vërtetën, ne apo ZPS. Thaçi s’i ka thënë kurrë ZPS-së se ka pasur informacione se kush ndalonte apo keqtrajtonte. Pra qëllimi i ZPS-së ishte për pyetje të thënë në llojlloj forme për të marrë përgjigjet nga Thaçi, keqtrajtimet mund të përfshijnë abuzime verbale, kuptim të kacafytjeve fizike e të tjera. S’ëshë e qartë se si e ka kuptuar Thaçi, por ajo që dimë ne është se Thaçi ka thënë se s’ka parë asnjë lëndim fizik mbi askënd që është në përputhje me videon e Qirezit”,theksoi Misetiq./Lajmi.net/