Misetiq pyetet për dëshminë e Zyrapit: Ai nuk ka thënë se shtabi i përgjithshëm ka ekzekutuar dikë, tha se kishte dëgjuar ankesa në terren

Në Gjykatën Speciale në Hagë, po shtrohen pyetje nga gjykatësit drejtuar Prokurorisë dhe Mbrojtjes. Në këtë seancë, Guénawl Mettraux ka filluar pyetjet e tij, i cili e ka pyetur avokatin e Hashim Thaçit, a duhet të besohet dëshmia e Bislim Zyrapit. “Ju jeni mbështetur shumë në dosjen e Zyrapit për NKP-në, dhe keni thënë se…

Lajme

16/02/2026 13:44

Në Gjykatën Speciale në Hagë, po shtrohen pyetje nga gjykatësit drejtuar Prokurorisë dhe Mbrojtjes.

Në këtë seancë, Guénawl Mettraux ka filluar pyetjet e tij, i cili e ka pyetur avokatin e Hashim Thaçit, a duhet të besohet dëshmia e Bislim Zyrapit.

“Ju jeni mbështetur shumë në dosjen e Zyrapit për NKP-në, dhe keni thënë se ka disa kontradikta në mes asaj që thotë Prokuroria dhe Zyrapi. Në pyetjen tuaj drejtuar atij, nëse ju kujtohet keni thënë a keni informacione për dhunime ai ka thënë jo. Në dëshminë e tij Zyrapi, ka pranuar disa fakte. Ai thotë se ka pasur dijeni që bashkëpunëtorët do të vriteshin prej UÇK-së. Ai ka thënë se disa prej këtyre vrasjeve publikoheshin në komunikatat e UÇK-së, se ai nuk i pranonte, nuk kishte lidhje me këto vrasje dhe se nuk ka pas dijeni se kush i publikonte komunikatat. A duhet këto deklarata të ndikojnë në besueshmërinë që duhet t’i jap trupi gjykues dëshmisë së tij, sa i përket një marrëveshje për kryerjen e vrasjeve?”, ka pyetur Mettraux.

Kjo pyetje ka qenë e pritshme për Misetiq.

Ai ka thënë se barra e provës është vetëm e Prokurorisë, dhe nuk është detyrë e trupit gjykues apo mbrojtjeq që të mbushin boshllëqet e provave të tyre.

“Ata thonë se ai nuk ka qenë pjesë e NKP-së dhe se anëtarët e NKP-së përpiqeshin t’i fshihnin veprimet prej tij. Prova që cituat ju, nuk duhet të ketë ndikim, edhe sikur të thoni ju që ka ndikim, Prokuroria nuk ka dal asnjëherë me këtë qëndrim. Prokuroria ka thënë që Zyrapi nuk ka qenë pjesë e NKP-së edhe është lënë jashtë qëllimit të përbashkët kriminal, megjtihatë ai ka qenë i pranishëm apo jo.  Ai nuk ka thënë që shtabi i përgjtihshëm ka ekzekutuar ndonjë person, ai ka thënë se ka loëshuar provën 1D29 sepse kishte dëgjuar ankesa në terren dhe e lëshoi dokumentin që të ndaloheshin keqtrajtimet e personave. Pra, mendoj se dëshmia e Zyrapt është plotësuar nga vetë urdhri që ai përmendit.  Detyrë e shtabit të përgjithshëm ishte të nxirrte urdhëra, që të mos ndiqnin planin e përbashkët kriminal. Fakti që ka nxjerr urdhërin nga ajo që ka dëgjuar në terren, tregon që nuk ka qenë pjesë e shtabit të përgjithshëm por ka qenë një fenomen që donte ta parandalonte atë.”, ka shtuar Misetiq për dëshminë e Zyrapit. /Lajmi.net/