Misetiq: Kishte shtrembërime të dosjeve, Zyra e Prokurorit të Specializuar s’ka prova se Thaçi ishte figurë udhëheqëse
Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi është duke vazhduar deklarimin e tij përmbyllës në Speciale. Lluka Misetiq ndër të tjerash ka folur edhe për kontradiktat e Zyrës së Prokurorit Speciale në Hagë. Ai tha se është koha që të korrigjohen disa shtrembërime që ZPS-ja i bëri në dosje. Mishetiq ka thënë se nuk është i vërtetë…
Lajme
Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi është duke vazhduar deklarimin e tij përmbyllës në Speciale.
Lluka Misetiq ndër të tjerash ka folur edhe për kontradiktat e Zyrës së Prokurorit Speciale në Hagë.
Ai tha se është koha që të korrigjohen disa shtrembërime që ZPS-ja i bëri në dosje.
Mishetiq ka thënë se nuk është i vërtetë as pretendimi i Prokurorisë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, në verën e vitit 1998, ka refuzuar në çdo mënyrë të mundshme, “me zjarr” Qeverinë e zgjedhur të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe që ndërmorën hapa për të krijuar “një Qeveri të re”.
“Duhet të theksojmë që kjo është e pasaktë, faktikisht dhe juridikisht. Të korrigjojmë disa shtrembërime që ZPS-ja i bëri dosje së vetë.Shkruajnë për kohën e verës së 1998 Shtabi i Përgjithshëm me zjarr ka refuzuar qeverinë e zgjedhur të LDK-së, por ndërmorën hapa të krijonin një qeveri të re. Së pari duhet theksuar se kjo është e pasaktë, se s’ka ekzistuar qeveri e zgjedhur nga LDK s’ka pasur zgjedhje e s’ka pasur zgjedhje nga LDK-ja. LDK-ja ka qenë një grup, e zgjedhjet ishin jo shtetërore. Qeveria e Bukoshit s’ka qenë në Kosovë, por një Qeveri e ashtuquajtur në mërgim. LDK-ja s’kishte më tepër pushtet që të pretendonte autoritetin që kishte. ZPS-ja citon deklaratën politike 7 , në kuadër të negociatave që do të mbaheshin me Serbinë e që do drejtoheshin nga Hill. ZPS-ja shkruan se emërimet e qeverisë së përkohshme përfshinin anëtarë të LBD-së dhe i dhanë vetëm një post zëvendësi LDK-së e mbeti vend vakant. Posti për LDK-në ishte posti i zëvendësit të kryeministrit, e kur shkruan ZPS-ja që pati anëtar të kufizuar në poste ministrore nuk përcaktojnë që iu dhanë pesë poste ministrore LBD-së.Donin të kishin më shumë pushtet se UÇK dhe LBD, ndonëse ato binin në kundërshtim me dosjen e Rambujesë”,deklaroi ai.
Misetiq tha se “Për herë të parë në këtë gjykim se LDK-ja kishte arsye për të kundërshtuar qeverinë epërkohsme kinse për kërcënime të UÇK-së. Këto janë shtrembërime të ZPS-s sepse s’ka as dëshmitarë as teori që e thotë. Fakti është se kancelarja Albright dhe Blair i bënin thirrje LDK-së të merrnin pjesë në qeverinë e përkohshme, por LDK-ja refuzonte”.
Avokati Misetiq deklaroi se thelbi është se Thaçi është përpjekur vërtetë që ta përfshijë njëmende LDK-në në pranverën dhe verën e ’99.
Ai tha se ZPS-ja s’ka prova se ai ishte figurë udhëheqëse.
“U bëri thirrje të nënshkruanin marrëveshjen në Rambuje e të merrnin edhe postin e zv/kryeministrit. Thaçi në mënyrë publike konfirmoj se objektiva e qeverisë së përkohshme s’ishte të ushtronte kontroll në Kosovë, por që të qeveriste deri në momentin e zgjedhjeve të para të lira demokratike. Në fakt pranohet gjerësisht se gjatë dhe pas Rambujesë, Thaçi ishte një person që donte të kishte marrëdhënie të mira me sekretaren Albright dhe me SHBA-të. Ideja se do të bënte diçka ndryshe e të përdorte qeverinë e përkohshme, nuk përputhej aspak me ambicien e tij që të ishte mik i SHBA-ve, e kjo duket sepse ai ka marrë pjesë në zgjedhjet e mëparshme demokratike e pranoi humbjen e zgjedhjeve. ZPS-ja pretendon se Thaçi ka ndikuar shumë në LPK dhe se ka qenë figura kryesore e LPK-së, UÇK-së dhe qeverisë së përkohshme. A ka qenë Thaçi figura kryesore? ZPS nuk ka dëshmuar se Thaçi ka qenë drejtues para 1998, kur u bë edhe kreu i Drejtorisë Politike dhe vetëm. ZPS-ja nuk jep asnjë provë të besueshme se ai ishte drejtori i UÇK-së, apo se Thaçi ka kontrolluar apo mbikëqyrur se çfarë thonin apo publikonin nga UÇK-ja”./Lajmi.net/