Mirsa Kerqeli publikon portretin e bukur familjar në ditëlindjen e 7-të të djalit 

Mirsa e ka publikuar portretin familjar.

ShowBiz

03/12/2020 08:33

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mirsa Kerqeli, e ka publikuar një foto me familjen e saj të ngushtë, shkruan lajmi.net.

Imazhi shihet se u shkrep me rastin e ditëlindjes së 7-të të djalit të tyre.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime?”, ka shkruar Mirsa pranë postimit të fotografisë në të cilën shihet me bashkëshortin dhe dy fëmijët, djalin dhe vajzën.

Mirsa Kerqeli është një nga emrat e dashur për publikun e cila nga muzika kishte bërë një pauzë pasi donte të fokusohej në familje.

Këngëtarja tash që është nënë e dy fëmijëve që janë rritur, ka filluar të bëhet paksa aktive edhe në muzikë, pasi sigurisht se edhe fansave u ka munguar./Lajmi.net/