Mirlind Daku s’ja del të rikuperohet, mungon ndaj Polonisë

Sulmuesi i Rubin Kazanit, Mirlind Daku, do të mungojë në ndeshjen e rëndësishme ndaj Polonisë më 26 mars, e vlefshme për fazën “Play-Off” të Kupës së Botës 2026. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se 28-vjeçari nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga dëmtimi dhe për pasojë nuk do të jetë në dispozicion për…

Sport

19/03/2026 12:20

Sulmuesi i Rubin Kazanit, Mirlind Daku, do të mungojë në ndeshjen e rëndësishme ndaj Polonisë më 26 mars, e vlefshme për fazën “Play-Off” të Kupës së Botës 2026.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se 28-vjeçari nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga dëmtimi dhe për pasojë nuk do të jetë në dispozicion për këtë përballje.

Mungesa e Dakut konsiderohet një goditje e madhe për Kombëtaren shqiptare dhe trajnerin Sylvinho, duke parë formën e mirë që sulmuesi ka treguar së fundmi me klubin e tij.

Sipas informacioneve, lojtari pritet të rikthehet pas ndeshjeve të kombëtareve, nëse rikuperimi i tij shkon sipas planit.