Mirlind Daku publikon fotografi nga Tirana, a po i bashkohet Shqipërisë?

Sulmuesi nga Gjilani, Mirlind Daku është pajisur me pasaportën shqiptare dhe mund të luajë për Kombëtaren kuqezi në të ardhmen. Daku një natë më parë ka qenë në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë të cilën e bëri të ditur vetë përmes një fotografie të publikuar. 25-vjeçari publikoi fotografi në llogarinë e tij në Instagram ku shihet…

Sport

27/06/2023 11:36

Sulmuesi nga Gjilani, Mirlind Daku është pajisur me pasaportën shqiptare dhe mund të luajë për Kombëtaren kuqezi në të ardhmen.

Daku një natë më parë ka qenë në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë të cilën e bëri të ditur vetë përmes një fotografie të publikuar.

25-vjeçari publikoi fotografi në llogarinë e tij në Instagram ku shihet një pjesë e stadiumit “Air Albania”.

Futbollisti i ekipit kroat, Osijek jo shumë kohë më parë shprehu zhgënjimin e tij për mosftesën nga Kombëtarja e Kosovës duke paralajmëruar kalimin te Shqipëria.

Daku edicionin e fundit ishte në huazim te ekipi slloven, Mura me të cilën shkëlqeu me gola dhe asistime./Lajmi.net/