“Mirësevini në ferr” (VIDEO)
Shumë njerëz besojnë se jeta e përtejmë është një vend pas vdekjes dhe ky vend është ferri. Atlas Obscura mblodhi disa nga fotot e disa vendeve që quhen portat e ferrit dhe vendndodhjet e tyre janë habitëse. Supozohet se gjendet një derë për në ferr në Hellam në Pensilvani, por ferri i vërtetë i kristianizmit mund të gjendet në vende të veçanta në Greqi, Irlandë dhe Romë
Fun
Shtatë portat e ferrit në Hellam, Pensilvani: Portat e ferrit besohet se gjenden në një pyll afër këtij qyteti miqësor. Një mit e lidh hyrjen në ferr me një azil i cili u dogj gjatë shekullit të IX dhe mendohet se një doktor ka dizenjuar një seritë këtyre portave në tokën e tij. Disa histori thonë se nëse kaloni të shtata dyert përfundoni në botën e përtejme, megjithatë njëra prej tyre është e dukshme gjatë ditës.
Hekla, Islandë: Një vullkan në malet jugore të Islandës ka qenë i lidhur për shumë kohë me shkrimet e shenjta kristiane. Dhe folklori tregon murgj nga mesjeta që tregonin thoshin se shtrigat vazhdonin të mblidheshin rreth vullkanit.
Chinokie Jigoku, në Beppu, Japoni: Një portal për në ferr është raportuar për shkak të oksidit të hekurit që depozitohet në këtë vend në lindjen e largët. Thuhet seky vend ruhet nga djaj të kuq. Pellgu dikur arrinte temperaturën 78 gradë celsius dhe në të shkuarën aty torturoheshin të burgosurit para se të digjeshin të gjallë.
Shpella e Sibil, Napoli në Itali: Besohet se këtë shpellë ka mbi 100 hyrje që të çojnë në botën e përtejme. Në vitin 1931 një arkeolog i quajtur Amedeo Maiuri thuhet se zbuloi portalin për në ferr.