Mirëpritet iniciativa për mbështetjen financiare të fëmijëve

Mirëpritet iniciativa e disa deputetëve për projektligj që 500 mijë fëmijë kosovarë të gëzojnë mbështetje financiare nga shteti.

Lajme

03/07/2018 22:24

Një iniciativë e deputetëve që të hartohet një ligj me të cilin do të mbështeteshin financiarisht rreth 500 mijë në Kosovë, po shihet e mirëseardhur nga organizata joqeveritare dhe vetë familjet që kanë nga disa  fëmijë.

Në koalicionin e OJQ-ve për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve  thonë se kjo është më e pakta që mund të bëhet për fëmijët e Kosovës.

Ndërkohë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale thanë për RTK-në se deri në shqyrtimin e kësaj rezolute nga Kuvendi, nuk mund të deklarohen. Për implikimet e mundshme buxhetore, nuk pranuan të flasin as në Ministrinë e Financave.

YouTube player