“Mirë së vini” dhe “Rruga e mbarë”, vendosen tabela të reja në hyrje-dalje të Zveçanit

Në hyrje-dalje të Zveçanit janë vendosur tabela të reja në gjuhën shqipe. “Mirë se vini” dhe “Rruga e mbarë” janë tekstet që kanë zëvëndësuar tabelat në mbishkrimin e mëparshëm cirilik “Mirë se erdhe në komunën e Zveçanit”. Për këtë ka njoftuar kryetari i Zveçanit, Ilir Peci. “Mirë se vini në Zveçan! Pas 25 vitesh, kemi…

Lajme

03/10/2024 16:23

Në hyrje-dalje të Zveçanit janë vendosur tabela të reja në gjuhën shqipe.

“Mirë se vini” dhe “Rruga e mbarë” janë tekstet që kanë zëvëndësuar tabelat në mbishkrimin e mëparshëm cirilik “Mirë se erdhe në komunën e Zveçanit”.

Për këtë ka njoftuar kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.

“Mirë se vini në Zveçan! Pas 25 vitesh, kemi vendosur tabelat informuese ne shqipe dhe në gjuhët e tjera në komunën tonë.
Të gjitha këto shenja informuese janë thelbësore për banorët tanë dhe për të gjithë komunitetet që jetojnë këtu. Ato gjithashtu do t’u ofrojnë ndihmë vizitorëve nga e gjithë Kosova dhe më gjerë, duke treguar se kjo është një zonë ku diversiteti dhe bashkëjetesa janë vlera të çmuara. Bashkëpunimi ynë për të arritur këtë hap, gjithashtu shpreh angazhimin tonë të vazhdueshëm për promovimin e gjuhëve zyrtare në hapësirat publike”, ka shkruar Peci në Facebook.