“Mirë jemi 5:3” – “A po të mirren mendët tu e shiqu Ballkanin”: Batatina e Alban Lumi ‘kapen’ në komente

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina dhe gazetari i sportit në vend, Alban Lumi janë “kapur” në komente, pas eliminimit të Ballkanit në Ligën e Konferencës. Ballkani u mposht 3:0 nga Dinamo Zagrebi, në ndeshjen vendimtare të Grupit C, e zhvilluar të enjten mbrëma në stadiumin “Maksimir” në kryeqytetin kroat, shkruan lajmi.net. Në hapësirën për komente,…

Sport

15/12/2023 12:02

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina dhe gazetari i sportit në vend, Alban Lumi janë “kapur” në komente, pas eliminimit të Ballkanit në Ligën e Konferencës.

Ballkani u mposht 3:0 nga Dinamo Zagrebi, në ndeshjen vendimtare të Grupit C, e zhvilluar të enjten mbrëma në stadiumin “Maksimir” në kryeqytetin kroat, shkruan lajmi.net.

Në hapësirën për komente, në videon e intervistës së Alban Lumit dhënë për lajmi.net, Batatina dhe Lumi ironizuan me njëri-tjetrin.

Batatina iu përkujtoi Alban Lumit fitoren e Llapit 5:3 në fundjavën e kaluar ndaj Ballkanit, pasi Lumi konsiderohet i afërt me klubin suharekas.

Reagimi i gazetarit Lumi ishte i menjëhershëm: “A po të mirren mendët tu e lyp Ballkanin në tabelë se kogja nalt të bie me kqyr. Respekt miku im”.

Ndryshe, gazetari shumëvjeçar i sportit në Kosovë, Alban Lumi në një intervistë për lajmi.net ka folur gjerë e gjatë për disa tema.

Lumi foli për tema aktuale, karrierën e tij si gazetar, suksesin e Ballkanit, pjesëmarrjen në debate të nxehtë në emisione sportive e shumëçka tjetër.

Alban Lumi kishte edhe thumbime për disa analistë, që sipas tij, po përdorin gjuhë jo të duhur, në emisione sportive në vend.

Intervistën e plotë të Alban Lumit mund ta ndiqni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/