Miratohet vendimi për shpronësim të pronave që pengojnë në zgjerimin sipërfaqësor të KEK-ut
Në mbledhjen e sotme të qeverisë në detyrë është miratuar vendimi për shpronësimin e pronave të paluajtshme, të cilat sipas qeverisë, prekin në realizimin e zgjerimit sipërfaqësor për eksplantim të thëngjillit, për prodhim të energjisë elektrike e nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Me miratimin e këtij vendimi, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha…

Lajme
Në mbledhjen e sotme të qeverisë në detyrë është miratuar vendimi për shpronësimin e pronave të paluajtshme, të cilat sipas qeverisë, prekin në realizimin e zgjerimit sipërfaqësor për eksplantim të thëngjillit, për prodhim të energjisë elektrike e nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Me miratimin e këtij vendimi, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se kjo lejon KEK-un të zgjerojë punën e tij.
Ky vendim u miratua pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.