Miratohet projektligji për Shtetësinë, Sveçla: Krijon lehtësira edhe për diasporën

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka prezantuar sot projektligjin e ri për Shtetësinë e Kosovës. Në mbledhjen e Qeverisë, ai tha se me këtë nismë do të ketë lehtësime për diasporën për rikthimin e shtetësisë për ta. “Në esencë, kjo nismë është një iniciativë strategjike e Qeverisë për të afruar legjislacionin tonë me praktikat më…

Lajme

03/04/2026 10:31

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka prezantuar sot projektligjin e ri për Shtetësinë e Kosovës.

Në mbledhjen e Qeverisë, ai tha se me këtë nismë do të ketë lehtësime për diasporën për rikthimin e shtetësisë për ta.

“Në esencë, kjo nismë është një iniciativë strategjike e Qeverisë për të afruar legjislacionin tonë me praktikat më të mira ndërkombëtare. Përmes këtij projektligji realizojmë premtimin e qeverisë për lehtësimin maksimal të procesit të rikthimit të shtetësisë për diasporën tonë, të cilëve për shkak të kufizimeve në shtetet e tyre, iu është dashur të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës”,deklaroi Svecla.

Ky projektligj u miratua pa asnjë kundërshtim./Lajmi.net/