Miratohet pa opozitën buxheti për vitin 2025- Pas miratimit pason “selfie” e Kusari-Lilës me VV-në

Projektligji për buxhetin e vitit që po vie u miratua ditën e sotme në Kuvend, edhe përkundër zhurmave të opozitës që nuk u pajtuan me të njëjtin. Pa asnjë votë kundër e asnjë abstenim, buxheti për vitin 2025 u votua me 61 vota pro. Opozita e kundërshtoi këtë Projektbuxhet dhe në momentin e votimit nuk…

Lajme

21/11/2024 17:34

Projektligji për buxhetin e vitit që po vie u miratua ditën e sotme në Kuvend, edhe përkundër zhurmave të opozitës që nuk u pajtuan me të njëjtin.

Pa asnjë votë kundër e asnjë abstenim, buxheti për vitin 2025 u votua me 61 vota pro.

Opozita e kundërshtoi këtë Projektbuxhet dhe në momentin e votimit nuk qe e pranishme në sallë.

Diçka e tillë nuk duket që ndikoi fort te partia në pushtet.

Madje, kjo nuk e ndaloi shefen e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lilën të bëjë një “selfie” me deputetët e pozitës./Lajmi.net