Miratohet në parim Projektligji për Arsimin e Lartë
Projektligji për Arsimin e Lartë është miratuar në parim nga Komisioni Parlamentar i Arsimit, pjesë e të cilit ishte edhe ministri i Arsimit, Ramë Buja. Ai është shprehur optimist duke thënë që ky ligj do të jetë më i mirë se ai aktual.
Lajme
Projektligji për Arsimin e Lartë është miratuar në parim nga Komisioni Parlamentar për Arsim.
I njëjti do t’i përcillet në lexim të parë Kuvendit të Kosovës
Para anëtarëve të Komisionit, Ministri i Arsimit, Ramë Buja elaboroi ndryshimet që janë bërë në këtë Ligj, ndërsa theksoi se interesimi i MAShT është që sa më parë të miratohet në Kuvendin e Kosovës dhe të rregullojë shumë çështje.
“Unë besoj se ky ligj do të jetë shumë më i mirë se ai që e kemi, sepse ka pasur defekte që kanë vështirësuar punën në këtë nivel të arsimit”, tha ai.
Buja, shfrytëzoi këtë takim që të japë edhe lajmin për vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbritjen për 50 për qind të tarifave për studime në universitet, e po kaq edhe të banimit dhe ushqimit në Qendrën e Studentëve.
(Kosovapress)