Miratohet Ligji i cili ndalon pjesëmarrjen në luftëra të huaja
Kuvendini i Kosovës ka miratuar me shumicë votash Ligjin i cili ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në konflikte të armatosura jashtë vendit.

Lajme
Ky projektligj mori 60 vota për, 17 kundër dhe 2 abstenime.
Në këtë projektligj nuk janë përfshirë edhe propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje. Në votimin për këto amendamente të deputetit Rexhep Selimi, 42 deputetë votuan kundër përfshirjes në debat, 17 votuan pro dhe 7 abstenuan. As propozimi i deputetit Zafir Berisha, nuk mori votat e deputetëve.