Miratohet kredia prej 7 miliardë euro për Greqinë

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar sot kredinë prej 7 miliardë eurosh për Greqinë.

Bota

17/07/2015 17:48

Gjatë ditës së enjte ministrat e Financës së Eurozonës ranë dakord për këtë shumë, ndërsa sot u miratua nga Këshilli i Mekanizmit të Stabilitetit Financiar të Evropës.

Shuma fillestare do të shërbejë për bankat greke, të cilat janë të mbyllura prej dy javësh dhe pritet që të hapen ditën e hënë. Gjithashtu, kjo kredi i vjen në ndihmë Greqisë për të shlyer borxhin që i ka Bankës Qendrore Evropiane.

Ndërkohë, vetë shteti grek për të dalë nga kriza ka nxjerrë në shitje një sërë asetesh që nga aeroportet tek autostradat, nga portet tek rrjetet e shpërndarjes së energjisë elektrike. Po ashtu janë nxjerrë në shitje edhe disa ishuj, duke shpresuar që të sjellin sa më shumë para./shekulli