Miratohet emërimi i komisionit ‘’ad-hoc’ për përzgjedhjen e drejtorit të Inspektoratit të Arsimit

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar emërimi i komisionit ‘ad-hoc’ për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Inspektoratit të Arsimit. Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit tha se ky komision ka për detyrë “zhvillimin e procedurave rekrutuese për këtë pozitë”. Ajo tregoi edhe emrat e anëtarëve: “Zonja Anita Alaj Kalanderi, sekretare e përgjithshme në…

Lajme

27/11/2024 11:59

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar emërimi i komisionit ‘ad-hoc’ për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Inspektoratit të Arsimit.

Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit tha se ky komision ka për detyrë “zhvillimin e procedurave rekrutuese për këtë pozitë”.

Ajo tregoi edhe emrat e anëtarëve: “Zonja Anita Alaj Kalanderi, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, kryesuese; zonja Venera Çerkini, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, zoti Naim Gashi, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve; zonja Ardiana Krabi, ushtruese e detyrës së udhëheqëses në divizionin e burimeve njerëzore në Ministrinë e Arsimit dhe zoti Safet Fazliu, ekspert i jashtëm”.

Nagavci tha se propozimet “janë bërë në konsultim me ministritë e linjës”.