Miratohen vendime nga Qeveria në Detyrë

Është mbajtur mbledhja e radhës së Qeverisë së Kosovës, e cila vazhdon të jetë në përbërjen e vjetër. 

Lajme

03/09/2014 19:08

Gjatë mbledhjes së Qeverisë në Detyrë, të kryesuar nga Kryeministri, Hashim Thaçi, janë miratuar pesë vendime dhe projekt-rregullore që ishin sjellë në shqyrtim.

Në mesin e tyre ishte edhe projekt – rregullorja për standardet për mbrojtjen e viçave, që u votua dhe u miratua sot në mbledhjen e Qeverisë.

Gjatë mbledhjes së sotme, Qeveria ka miratuar po ashtu edhe projekt-udhëzimin Administrativ për funksionimin dhe organizimin e OJQ’ve.

Ndërsa, po ashtu miratimin e kanë marrë edhe projekt-rregullorja për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës si dhe propozim–vendimi për dhënien e Autorizimit Ministrit të Forcës së Sigurisë nga Presidenti i Republikës së Kosovës për lidhjen e Marrëveshjes ndërkombëtare dypalëshe ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe forcave të sigurisë.