Miratohen edhe emrat për themelimin e Komisionit për Rekrutim, do të drejtohet nga Zejnulla Gashi
Është duke vazhduar mbledhja e Këshillit Prokurorial të Kosovës me një varg vendimesh. Pas shpalljes së konkursit për prokurorë të rinj, themelimin e Komisionit për Rekrutim tani radha është për themelimin e komisionit për Rishqyrtim. Me këtë rast, kryesuesi Arian Gashi ka pyetur për emrat e propozuar për këtë komision derisa si propozim i parë…
Lajme
Është duke vazhduar mbledhja e Këshillit Prokurorial të Kosovës me një varg vendimesh.
Pas shpalljes së konkursit për prokurorë të rinj, themelimin e Komisionit për Rekrutim tani radha është për themelimin e komisionit për Rishqyrtim.
Me këtë rast, kryesuesi Arian Gashi ka pyetur për emrat e propozuar për këtë komision derisa si propozim i parë ishte që ky Komision të drejtohet nga Kryeprokruori Zejnulla Gashi.
Pas kësaj u dhanë edhe disa propozime për anëtarë e që janë:
Nga Prokuroria e Apelit, Shkëlzen Ibrahimi
Nga Prokuroria e Shtetit, Lulzim Sylejmanin
Arlinda Muçaj Ersan Qavolli, si anëtarë rezervë.
Kësisoj është konstatuar se emrat e propozuar në këtë mbledhje edhe janë miratuar, në mesin e tyre si kryesues do jetë Zejnulla Gashi./Lajmi.net/